Vikendi me vranësira, priten reshje shiu - Bota Sot
Vikendi me vranësira, priten reshje shiu

Kosova

Vikendi me vranësira, priten reshje shiu

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Mot kryesisht i qetë dhe me diell do ta shoqërojë vendin gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut, andaj kushtet biometeorologjike, nuk do të jenë të mira, sidomos për një shtresë të popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

Në bazë të parashikimeve afatgjata sinoptike, në fushat termike nuk parashihet të ketë luhatje të mëdha, të paktën deri në fund të muajit edhe pse gjatë vikendit parashihet një ndryshim i përkohshëm i motit, duke sjell vranësira të çrregullta dhe kushte për reshje shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...