Çka do të ndodhë sot në Kosovë - Bota Sot
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 07:31
Pamje nga Prishtina

Vazhdon greva e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Ora 08:00-14:00)

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Multifunksional Inovativ në Shtime. (Ministria e Punëve të Jashtme kati 3, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10:00)

AKP mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete.  (Hotel “Grand”,  ora 10:00)

OJQ Artium Edora – ArtEU (Prishtinë/Pejë/Gjakovë) mban konferencë për shtyp në lidhje me zhvillimin e edicionit të 8-të të Akademisë Muzikore Verore Evropiane – ESMA 2019. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 11:00)

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Zllakuqan ( pranë përmendores së Kolë Mirditës, ora 11:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...