Veseli: Do ta luftojmë korrupsionin, bizneset do ta ndjejnë përkrahjen e shtetit

Kosova

Veseli: Do ta luftojmë korrupsionin, bizneset do ta ndjejnë përkrahjen e shtetit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga vizita

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vazhduar edhe sot me vizita në disa prej bizneseve të suksesshme në rajonin e Vushtrrisë, Vipa Chips dhe Loni Dekor, të cilat me gjithë vështirësitë kanë arritur të rriten e hapin shumë vende pune.

Ai me këtë rast ka thënë se ekonomia e Kosovës rritet vetëm nëpërmjet sektorit privat, i cili nuk mund të lulëzojë nëse ka korrupsion.

“Ne do ta luftojmë korrupsionin në mënyrë që bizneset në Kosovë të zhvillohen edhe më shumë dhe ta ndjejnë përkrahjen e shtetit. Me luftën tonë kundër korrupsionit – gjërat do të bëhen edhe më të lehta për bizneset. Edhe në planin ekonomik për Kosovën që do të bëhet publik së shpejti, gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit”, shkruan Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat