Pacolli: Hidro-sistemi Kikë-Kremenatë do të jetësohet pa vonesa - Bota Sot
Pacolli: Hidro-sistemi Kikë-Kremenatë do të jetësohet pa vonesa

Kosova

Pacolli: Hidro-sistemi Kikë-Kremenatë do të jetësohet pa vonesa

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:53
Pamje nga takimi

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është takuar me aktivistë e udhëheqës të degës së kësaj partie në Kamenicë me të cilët ka biseduar lidhur me situatën e fundit politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kamenica në këtë mandat qeveritar ka pasur fatin të këtë ministrin e tyre nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi, i cili ka përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve të kësaj ane”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ai ka theksuar se shumë projekte që janë realizuar dhe kanë filluar në këtë komunë janë rezultat i angazhimit dhe punës së mirë të ministrit Matoshi dhe ministrive tjera që udhëheq AKR-ja.

Image

“Projekti madhor dhe jetik për Kamenicën “Ndërtimi i hidro-sistemit Kikë-Kremenatë” do të jetësohet pa vonesa”, shkruan Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...