Sot nxehtë, në fundjavë priten reshje shiu

Kosova

Sot nxehtë, në fundjavë priten reshje shiu

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 07:27
Ilustrim

Mot i nxehtë edhe ditëve në vijim. Nga fundjava mundësi për reshje lokale shiu.

Vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim, megjithëse gradualisht do të humbas intenzitetin që e kishte ditëve të fundit.

Nga fundjava një lug barik, i formuar mbi Itali do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, që mund të sjell mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

22.08 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
23.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët.
24.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.
25.08-26.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të mbesin të larta mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 34C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat