Veseli: Bashkëjetesa mes grupeve fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe - Bota Sot
Veseli: Bashkëjetesa mes grupeve fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe

Kosova

Veseli: Bashkëjetesa mes grupeve fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:47
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit në largim, Kadri Veseli, ka thënë se bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme fetare në Kosovë është krenaria më e madhe.

Sipas tij, liria e fesë ose besimit është një e drejtë universale e çdo qenie njerëzore dhe aktet e vazhdueshme të jotolerancës dhe dhunës bazuar në fe ose besim duhet të marrin fund kudo në botë.

“Unë e vlerësoj lart rolin që luan në shoqëri besimi fetar, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit. Prandaj, shteti ynë duhet të garantojë maksimumin e respektit dhe kujdesit ndaj klerikëve fetarë, simboleve të feve të ndryshme, objekteve të kultit dhe pronave të komuniteteve të ndryshme fetare”.

“Bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe dhe unë do të angazhohem që ta kultivojmë dhe forcojmë edhe më shumë në të ardhmen”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Veselit në Facebook.

22 gushti shënohet nga OKB-ja si Dita për të Përkujtuar Viktimat e Dhunës Bazuar tek Feja ose Besimi. Liria e fesë ose besimit është një e drejtë universale e çdo qenie njerëzore dhe aktet e vazhdueshme të jotolerancës dhe dhunës bazuar në fe ose besim duhet të marrin fund kudo në botë.

Unë e vlerësoj lart rolin që luan në shoqëri besimi fetar, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit. Prandaj, shteti ynë duhet të garantojë maksimumin e respektit dhe kujdesit ndaj klerikëve fetarë, simboleve të feve të ndryshme, objekteve të kultit dhe pronave të komuniteteve të ndryshme fetare.

Bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe dhe unë do të angazhohem që ta kultivojmë dhe forcojmë edhe më shumë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...