Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunës së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot ka dhënë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.
Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacionet si ky janë të nevojshëm.
Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdorët për kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.
Ndërsa Gashi, e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri tek realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do të ua lehtësoj sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta.