Shefi i EULEX-it kritikon krerët e Policisë së Kosovës që nuk kanë shkuar në veri për t’i ndjekur ushtrimet - Bota Sot
Shefi i EULEX-it kritikon krerët e Policisë së Kosovës që nuk kanë shkuar në veri për t’i ndjekur ushtrimet

Kosova

Shefi i EULEX-it kritikon krerët e Policisë së Kosovës që nuk kanë shkuar në veri për t’i ndjekur ushtrimet

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:21
Bernd Thran ka dërguar kritika në adresë të krerëve të Policisë së Kosovës

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran, ka dërguar kritika në adresë të krerëve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, pasi që sipas tij është për të ardhur keq fakti që asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në një organizim të EULEX’it  dhe KFOR-it së bashku me Policinë e Kosovës nga Mitrovica e Veriut.

“Stërvitja e sotme ishte shumë inkurajuese për ta parë, por ishte për të ardhur keq që asnjë përfaqësues i Policisë së Kosovës nga Prishtina nuk mori pjesë në këtë ngjarje për të parë zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në veri”, ka thënë Thran, njofton faqja zyrtare e EULEX.

Stërvitja e sotme është bërë për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin e ‘Novo Sellës’, ku kanë marrë pjesë Shefi i EULEX-it, Bernd Thran, shefi i shtabit të KFOR’it, Shawn Harris dhe komandanti i Policisë së Kosovës në Veri, Nenad Gjuriq.

Thran thotë se organizimi ishte një demonstrim i shkëlqyer i bashkëpunimit i KFOR-it, EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.

“Sot pamë një demonstrim të shkëlqyeshëm se si të tre organizatat mund të bashkëpunojnë dhe koordinojnë një skenar të kontrollit të turmës dhe trazirave, me të cilin shpresoj se askush prej nesh nuk do të duhet të përballet”, ka thënë Thran.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...