Autostrada Prishtinë-Ferizaj mbulohet me “Coca-Cola”

Kosova

Autostrada Prishtinë-Ferizaj mbulohet me “Coca-Cola”

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Qindra arka me pije “Coca Cola” janë derdhur në autostradën Ferizaj – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Bibaj, kur një kampion ka hyrë në një kthesë të ashpër me një shpejtësi joadekuate.

Në videon dërguar në media shihen arkat e rrëzuara me plot shishe të thyera, dhe një kamion i ndalur në fund të tyre.

Raportohet se nga ky aksident nuk është lënduar askush, dhe nuk janë rrezikuar veturat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat