Nisja e vitit shkollor mund të shtyhet për shkak të grevës

Kosova

Nisja e vitit shkollor mund të shtyhet për shkak të grevës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:29
Ilustrim

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Arsimit kërcënon me grevë. Mësimdhënësit të pakënaqur me rritjen minimale të pagës prej 5 për qind. Drejtuesi i Sindikatës Jakim Nedelkov i jep edhe një javë afat Qeverisë. Kërkon që Sindikata të jetë pjesëmarrëse aktive në krijimin e buxhetit të arsimit për vitin 2020.

“Në qoftë se deri me 1 shtator nuk harmonizohen qëndrimet për këtë çështje, 2 shtator kur është edhe dita e parë e shkollës, këshilli i SASHK ka vendosur ta shpallë atë një grevë paralajmëruese që do të thotë se me 2 shtator mësuesit nuk do ti pranojnë nxënësit, nuk do të fillojnë vitin e ri shkollor dhe nuk do të zbatohen aktivitetet e programit .Nga 3 shtatori, do të fillojnë aktivitetet e rregullta të mësuesve në shkolla, por këshilli i SASHK-ut kërkon që më së voni deri në fund të shtatorit të fillojnë dhe të mbarojnë negociatat me Ministrin e Arsimit, me çka do ti harmonizojmë qëndrimet për rritjen e pagave për vitin 2019 por edhe për rritjen e pagave dhe për vitin fiskal 2020 – u shpreh Jakim Nedelov, kryetar i SASHK.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi tha se pagat në arsim janë rritur mbi 10 për qind. Ai beson se edhe në buxhetin e ardhshëm do të ketë rritje shtesë të pagave.

“Greva organizohet në kushtet kur nuk ka zgjidhje, ne zgjidhjen po e afrojmë kur ti kemi të qarta parametrat që dalin edhe vet nga buxheti do të njoftojmë për një ngritje të ardhshme të pagave, deri tash kemi ngritje të pagës, 5% në 2018, 5% në 2019 dhe kjo është një rritje mbi 10 për qind krahasuar me rrogën të cilën e kanë marrë mësimdhënësit në muajin gusht të vitit të kaluar” tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ademi tha se Ministria e Arsimit është e interesuar për dialog cilësor social me Sindikatën dhe me të gjithë të tjerët të punësuar në sektorin e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat