Për gjashtë muaj, Kosova pagoi afro 40 milionë euro për veteranët

Kosova

Për gjashtë muaj, Kosova pagoi afro 40 milionë euro për veteranët

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Në Kosovë gjatë muajit qershor 38 mijë e 52 persona kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranët luftës

Nga statistikat e publikuara tek ‘ASK, Kosova pagoi 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve.

Ndërsa në gjashtë mujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro.

Sipas ‘ASK’ shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat