Mot i ndryshueshëm e me temperatura ekstreme na pret këtë javë

Kosova

Mot i ndryshueshëm e me temperatura ekstreme na pret këtë javë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Që nga dita e nesërme, në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jostabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat