Në Drenas do të ndërtohen shtatë shtëpi për familjet në nevojë

Kosova

Në Drenas do të ndërtohen shtatë shtëpi për familjet në nevojë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:36
Ramiz Lladrovci dhe Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, përkatësisht me Hoxhë Halil Kastratin, për ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimët e Ballkanit” përmes donatorëve.

Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të fillojë gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti. 

Kryetari Lladrovci ka falënderuar shoqatën “Jetimët e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja e bashkëfinancimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat