Nisin punimet për vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”

Kosova

Nisin punimet për vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:12
Bekim Jashari dhe Fatmir Matoshi

Ish-ministri i Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Skënderajt Bekim Jasharin, kanë përuruar fillimin e punimeve për vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”, projekt ky që kemi përkrahur vitin e kaluar me 200 mijë euro kurse këtë vit me 300 mijë euro.

“Për mua është nder i vecantë dhe kënaqësi që në kuadër të shumë projekteve që MMPH financon në komunën e Skenderajt është edhe ky projekt jetik për qytetin e Skenderajt”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përuruam fillimin e punimeve për vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”, projekt ky që kemi përkrahur vitin e kaluar me 200 mijë euro kurse këtë vit me 300 mijë euro.

Me këtë rast deklarova që për mua është nder i vecantë dhe kënaqësi që në kuadër të shumë projekteve që MMPH financon në komunën e Skenderajt është edhe ky projekt jetik për qytetin e Skenderajt.

Ky projekt në këtë vend ku po vazhdon sot ka edhe një simbolikë sepse këtu është edhe ura dhe rruga që na dërgon në Prekaz.
Skenderaji nuk është vetëm i Bekim Jasharit dhe qytetarëve por i gjithë shqiptarisë, vëmendja dhe përkushtimi i MMPH-së në projekte ambientale për këtë komunë, ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe do jetë edhe në të ardhmen sepse këtu frymëzohen fëmijët tanë dhe secili shqiptar që vjen në këtë pjesë për të bërë punë të mira për vendin.

Shpresoj që trajtimi i këtij lumi do jetë shumë i mirë edhe nga vetë banorët, do ketë një përkujdesje të vazhdueshme të autoriteteve komunale në mënyrë që edhe pas përfundimtar të projektit të mësohemi dhe të jetojmë me lumenjë të pastër dhe pa mbeturina.

MMPH në Skenderaj këtë vit përveq këtij projekti financon edhe 7 projekte tjera, të cilat në total kapin vlerën prej 1.5 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat