Specialja heton kontratën për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Kosova

Specialja heton kontratën për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:51
Foto

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për kontratën e ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, apo e njohur në gjuhën teknike si: “Kontrata për ndërtimin e auto-udhës A7.1 – Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë”.

Lajmi është dhënë nga Lëvizja FOL e cila thotë se ka pranuar vendimin e institucionit të Avokatit të Popullit, përmes së cilit thuhet se ky institucion i ndërprenë hetimet pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale.

Kjo rrjedh si rezultat i paraqitjes së ankesës nga ana e Lëvizjes FOL për mos ofrim të disa dokumenteve të kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, gjegjësisht mos ofrimin e Planit të Menaxhimit të Kontratës, të cilën tashmë dihet se nuk e posedon kjo ministri.

Lëvizja FOL thotë se mirëpret hetimet e filluara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për këtë kontratë. 

“FOL që nga viti i kaluar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar të gjithë dosjen e kësaj kontrate, mirëpo përveç një pjese të dokumentacionit që na ishte ofruar pjesa tjetër, siç na kanë informuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ekzistonte. FOL në vazhdimësi kishte ngritur shqetësimin për parregullsitë me të cilat ishte lidhur kjo kontratë dhe për me tepër si ishte e mundur të ndërtohet një auto-udhë pa pasur Planin e Menaxhimit të Kontratës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Fol.

Lëvizja FOL beson që Prokuroria Speciale do t’i dërgojë hetimet deri në fund për të vërtetuar shkeljet eventuale të cilat mund të jenë shkaktuar nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të procedurave për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat