Fillojnë punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Kosova

Fillojnë punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:46
Bekim Jashari

(E plotësuar) - Sot në Skenderaj kanë filluar punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari”, projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se sheshi “Adem Jashari” do të jetë më i bukur dhe më i gjerë për të gjithë qytetarët, por edhe ata që vijnë ta vizitojnë Skenderajn.

Jashari: Zgjerimi i sheshit do të kushtojë 175 mijë euro

“Sot bëmë inaugurimin apo fillimin e punimeve të zgjerimit të sheshit “Adem Jashari”, në vlerë 175 mijë euro, që do të bëhet një shesh më i bukur më i gjerë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, por edhe ata vizitorë që vijnë ta vizitojnë Skenderajn dhe Drenicën”, tha Jashari.

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Esat Rraci, në fillimin e punimeve për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari”, në Skenderaj, tha se projekti është investim i MZHR-së në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt.

Rraci: Projekti është financuar nga MZHR dhe komuna e Skenderajt

“Ky projekt është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt. Ministria jonë përveç këtij projekti në Skenderaj ka investuar edhe në vitin e kaluar”, tha ai.

Ndryshe, kohëzgjatja e kontratës është 120 ditë.

Nisin punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Sot në Skenderaj kanë nisur punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari”, projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, në vlerë rreth 180 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se sheshi “Adem Jashari” do të jetë më i bukur dhe më i gjerë për të gjithë qytetarët, por edhe ata që vijnë ta vizitojnë Skenderajn.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 190.000,00 euro, derisa për të njëjtin tender është arritur të nënshkruhet për vlerën 179.045,64 euro.

Në kontratë bëhet e ditur se tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik DELTA – CCD SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. ; A- Z Group SH.P.K.

Ndryshe, kohëzgjatja e kontratës është 120 ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat