Ministri Ismaili takon kardiokirurgët amerikanë që trajtuan 28 fëmijë me probleme në zemër

Kosova

Ministri Ismaili takon kardiokirurgët amerikanë që trajtuan 28 fëmijë me probleme në zemër

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:38
Uran Ismaili takon kardiokirurgët amerikanë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka  vizituar sot Klinikën e Kardiokirurgjisë, në QKUK.

 15:33 | 28 Gusht 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka  vizituar sot Klinikën e Kardiokirurgjisë, në QKUK.

   

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar profesionistët shëndetësorë të cilat kanë ardhur nga SHBA-të për operuar fëmijët me probleme në zemër në QKUK.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë në korrik të këtij viti, profesionistëve shëndetësorë nga Amerka u ëshët lejuar angazhimi i përkohshëm në Kosovë, në kuadër të “Mission Kosovo 2019” që organizohet nga “Gift Of Live Kosov”.

Ministri Ismaili ka falënderuar profesionsitët shëndetësorë nga Amerika për kontributin e tyre në Kosovë në ndihmë fëmijëve kosovarë.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i profesionistëve shëndetësorë nga Amerika të cilat gjatë këtyre ditëve po trajtojnë fëmijët tanë me probleme në zemër. Unë i falënderoj shumë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë shëndetësinë tonë por edhe qytetarët tanë në nevojë.” ,ka thënë ministri Ismaili.

Më tutje, ministri Ismaili tha se pas shërbimi 24 orësh në 7 ditë të javës për kujdesin e zemrës dhe stentimin tani është radha që edhe në Kosovë t’i kryejmë këto operime.

“Në takim me ekipin nga SHBA-ja, u pajtuam që sa më parë ta nisim punën që fëmijët tanë me probleme në zemër t’i trajtojmë në Kosovë. Mundësitë dhe vullneti ekziston, prandaj ky do të jetë angazhimi ynë i radhës. ”, ka thënë ministri Ismaili.

Robert Raylman, drejtor ekzekutiv i “Gift of Life Internatioanl”, ka falënderuar ministrin Ismaili për mbështetjen që ky projekt të realizohet.

“Kemi pasur ditë shumë të mira në Kosovë. Kemi trajtuar 28 fëmijë të cilët të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe janë gati për tu rikthyer te familjet e tyre”, ka thënë Raylman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat