Nderohen dëshmorët e Hanit të Elezit

Kosova

Nderohen dëshmorët e Hanit të Elezit

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Sot në Hanin e Elezit shënohet Dita e Dëshmorëve të kësaj komune.

Gjatë kësaj dite kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare.

Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë.

Sot do të bëhet shpalosja e pllakës përkujtimorë për të gjithë dëshmorët dhe viktimat e luftës.

Po ashtu, në këtë manifestim do të bëhet ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi për tetë dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

Pwrpos kwtyre, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta, kurse tubimi qendror do të mbahet në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat