Parashikimi i motit, a do të vazhdojnë temperaturat e larta?

Kosova

Parashikimi i motit, a do të vazhdojnë temperaturat e larta?

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:28
Ilustrim

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për ditët vijuese.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat