Veseli: Vepra e luftëtarëve frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Kosova

Veseli: Vepra e luftëtarëve frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:19
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e invalidë të UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Stanovc.

Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, kanë bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”. Ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat