Marrin fund pritjet në pikat kufitare

Kosova

Marrin fund pritjet në pikat kufitare

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Tashme që sezoni veror është pothuajse në përfundim, bashkatdhetarët pasditen e sotme nuk po ballafaqohen me pritje të gjata në kufi.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 5 deri ne 10 minuta, ndërsa kolona me vetura është jo më e gjatë se deri në 20 metra.

Pas një fluksi të madh të udhëtarevë, pritjet më në fund siç duket kanë marrë fund.

Ndryshe, gjatë ditëve të tjera, pritjet në pikat kufitare kanë qenë të gjata deri në shtatë orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat