BIK nuk tregon kush ishin personat e angazhuar në komisionin për therrjen e kurbanëve

Kosova

BIK nuk tregon kush ishin personat e angazhuar në komisionin për therrjen e kurbanëve

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Therrja e Kurbanit praktikohet në Fenë Islame gjatë kohës së festës së “Kurban Bajramit”, miliona myslimanë në mbarë botën therrin kurban në këtë ditë ku përkujtohet sakrifica e Ibrahimit/Abrahimit i njohur si babai i feve abrahamike ( Hebraizmi, Krishteirzmi dhe Islami ).

Por, në Kosovë nuk ka shkuar mirë si duhet. Bashkësia Islame e Kosovës ( BIK) angazhon çdo vit një komision që merret me mbikqyrjen e kurbanëve sa i përket standardëve të mishit të kurbanit.

Shumë komuna në Kosovë e injoruan këtë mish si rezultat i asaj që mishi nuk plotësoi kushtet elementare për t’u përdorur si ushqim.

Ky skandal po hetohet duke u krijuar një komision tjetër për hetimin e punë së komisionit të parë.

Zyrtari për informim nga BIK nuk ka dashur të përgjigjet, madje ka insistuar që nuk di asgjë duke mos ofruar as edhe një emër që do të kishte kompetenca për zbulimin e identitetëve të personave që kanë qenë pjesë e komisionit të parë për mbikqyrjen e kurbanëve.

Përderisa koha po kalon Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka treguar transparencë në lidhje me këtë çështje. Nuk është hera e parë qe BIK akuzohet për parregullësi në organizimin e aktiviteteve për të cilat angazhohet që të jetësohen ato. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat