Kujdes në vozitje afër shkollave

Kosova

Kujdes në vozitje afër shkollave

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:47
Shkolla

Sot në shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor 2019-2020. Të gjithë kanë uruar vit të mbarë shkollor.

“Urime, nxënës, kujdes vozitës! “Urime nxënës, kujdes vozitës” ky është mesazhi i drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, i cili uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, deri sa tek shoferet apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në komunikacion.

Mazreku, ka kërkuar nga të gjithë ngasësit e veturave që të kenë kujdes gjatë vozitjes e sidomos në vendet ku ka shkolla dhe ku nxënësit janë më shumë prezentë në vende të caktuara.

“Deri më tani ka pasur raste ku në vende të ndryshme ka pasur aksidente fatale dhe ku ka pasur humbje të jetës. Për këtë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, kërkon ngadalësim të shpejtësisë dhe rritje të kujdesit në sigurinë e nxënësve”, tha ai.

Sipas tij, edhe kur autobusët kalojnë afër shkollave duhet të ketë më shumë kujdes. “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, është e gatshme që përmes formave të ndryshme të punojë në edukim dhe rritje të vetëdijes për nxënësit për sigurinë në komunikacion”, tha ai. Përndryshe, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, e të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat