Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 08:08
Pamje nga Prishtina

Ngjarjet e ditës së sotme 4 shtator 2019.

   

Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar të mbahen një varg aktivitetesh në gjithë vendin, transmeton lajmi.net.

Ngjarje kryesore do të jetë shënimi i 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Listimi i ngjarjeve:

08:00 – 16:00

Në 20-vjetorin e themelimit, Policia e Kosovës organizon aktivitetin “Porta e Hapur”, me ç’rast qytetarët do të mund të vizitojnë stacionet policore. (Të gjitha stacionet policore)

09:00

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohen gara në pingpong. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

9:30

Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Pejës. Ai do të takojë kryetarin Gazmend Muhaxheri për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit që do të fillojë këtë muaj. (Objekti i Komunës, Pejë)

10:00

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, mbajnë konferencë me temën “Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve dhe prodhuesve vendës”. (Zyra e AKB-së, “Tophane”, Prishtinë)

10:00

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20-vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës, në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do të priten nga stafi menaxhues i PK-së. (Stacioni “Qendra”, Prishtinë)

10:00

Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, protestojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri. (Rruga “Rexhep Luci”, Prishtinë)

10:30

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton kompaninë  “Meka”. (Objekti i kompanisë “Meka”, Dragash)

11:00

Zyra e BE-së dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizojnë ndarjem e nëngranteve për 20 “start-upe” në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

11:00

Fondacioni i Uestminster për Demokraci dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi organizojnë tryezën e diskutimit “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit mban dëgjim publik lidhur me Master Planin për vitin 2020-2024 të shëndetësisë. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec)

11:30

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Deçanit. Ai do të takojë kryetarin Bashkim Ramosaj për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Deçan)

14:00

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton bizneset në Drenas. (Parku i Biznesit, Drenas)

15:30

Senatorët nga ShBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, takohen me udhëheqësit politikë të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Pas takimit do të ketë deklaratë për medie. (Para ndërtesës së Ambasadës së ShBA-së, Prishtinë)

17:00/ 18:00

Komuna e Gjilanit organizon dëgjime publike me qëllim të përgatitjes së buxhetit për vitin 2020. Nga ora 17:00 mbahet takim me banorët e fshatit Bresalc me rrethinë; kurse nga ora 18:00 me banorët e Livoçit të Epërm. (Shkolla “Ibrahim Uruqi”, Bresalc/ Shkolla “Vatra e Diturisë”, Livoç)

18:00

Partia Fjala mban Kuvendin e II-të Zgjedhor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat