Nxënësit e shkollës ‘Meto Bajraktari’ vizitojnë Policinë e Kosovës

Kosova

Nxënësit e shkollës ‘Meto Bajraktari’ vizitojnë Policinë e Kosovës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:40
Foto në ambientet e Policisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve një javore që është duke zhvilluar Policia e Kosovës për nder të 20 vjetorit të themelimit, kanë hapur dyert e të gjitha stacioneve policore për qytetarët.

Në stacionin ‘Qendra’  në kryeqytet derës së policisë ia ‘mësyen’ shumë nxënës të klasave të pesta të shkollës fillore, “ Meto Bajraktari”,

Në mesin e shumë nxënësve që kishin ardhur për t’u njoftuar për së afërmi me punën e Policisë së Kosovës, Puna Bardhi shprehu dëshirën e saj të madhe për tu bërë police kur të rritet.

Kjo vizitë sipas saj do të shërbejë shumë, për të marrë informacionet e duhura që ajo nuk i ka ditur më parë për policinë.

Bardhi: Shumë më pëlqen edhe kur rritem kam qejf me u bo police

Video

“Ne kemi ardhur këtu për me shikuar se si punohet në polici. Mua shumë më pëlqen edhe kur rritem kam qejf me u bo police, por ndoshta nuk mundem. Babi më ka thanë që duhet me u bërë police, nuk e di pse, por unë kam shumë energji edhe kurrë nuk ndalem...po shumë sepse nuk kam ditë disa sene për policinë këtu kam marrë informacion”, tha ajo.

E zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tregoi për qëllimin e këtij aktiviteti që po organizohet në përvjetorin e 20- të themelimit të policisë.

Kelani u shpreh se ditën e sotme gjithë  qytetarët në forma të ndryshme do të kenë mundësi të vizitojnë stacionet policore.

Kelani: Gjithë qytetarët në forma të ndryshme do të kenë mundësi të vizitojnë stacionet policore

“Jemi në fazën e aktiviteteve të portës së hapur, është një aktivitet që përfshinë gjitha drejtorit rajonale, të gjitha stacionet policore. Gjithë qytetarët në forma të ndryshme do të kenë mundësi të vizitojnë stacionet policore. Do të kenë mundësi të vizitojnë lokacionet e tyre ku ata banojnë çdo stacion, apo nënstacion për të shikuar si funksionon Policia e Kosovës. Po ashtu sot kemi këtu në vizitë disa nxënës të shkollave të ndryshme të cilat kanë shpreh gatishmërinë që të vijnë të vizitojnë Policinë e Kosovës, këtë rast Stacionin Qendra ku janë duke u njoftuar me një historik të shkurtër të Policisë së Kosovës”, tha zëdhënësi Kelani.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka katër ditë që është duke shënuar me anë të aktiviteteve të ndryshme përvjetorin e njëzet të themelimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat