Dy fshatra të Skenderajt bëhen me rrugë të reja - Bota Sot
Dy fshatra të Skenderajt bëhen me rrugë të reja

Kosova

Dy fshatra të Skenderajt bëhen me rrugë të reja

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:13
Foto

Fshatrat Qirez dhe Polac të komunës së Skenderajt gjatë ditës së sotme janë bërë me rrugë të reja, krejt kjo si rrjedhojë e investimeve të organeve komunale.

Për të përuruar rrugët në Qirez dhe punimet në Polac ka dalë edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai tha se asfaltimi i rrugëve në këto dy fshatra do të shërbejë në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të jetesës së banorëve.

I pari i komunës, po ashtu bëri të ditur se kanë arritur të përmbyllur projektin jetik të banorëve të Polacin, e që është rregullimi i ujësjellësit.

Jashari: Kemi përmbyllur një projekt jetik për fshatin Polac

“Kemi filluar me rrugicat e lagjeve në Polac. Po ashtu, kemi arritur të përmbyllim një shqetësim, apo projekt jetik për këtë fshat për pothuajse 10 vjet, ujësjellësi, që këto ditë pritet të lëshohet në funksion për Polacin. Po ashtu, edhe në fshatin Qirez sot kemi filluar me asfaltimin e rrugëve”, tha kryetari Jashari.

Këtyre projekte iu gëzuan edhe banorët e fshatit Polac. Rushit Beka tha se asfaltimi i kësaj rruge është me interes të të gjithëve, pasi sipas tij në stinën e dimrit kalimi këndej është i vështirë.

Beka: Kjo rrugë është me interes të fshatit

“Kjo rrugë është me interes të fshatit dhe të lagjes. Kanë qenë disa shtëpi pa rrugë. Gjatë dimrit dhe vjeshtës ka vështirësi edhe për shkak të nxënësve dhe qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, banori tjetër Jusuf Hoti u shpreh falënderues ndaj të parit të komunës, derisa tha se janë duke u punuar disa rrugë të mira në fshatin e tij.

Hoti: Janë duke u zhvilluar disa rrugë në Polac

“Janë duke u zhvilluar disa rrugë bukur të mira në fshatin Polac, është duke u punuar”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...