SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që Kastrati tentoi t’i mbyllte

Kosova

SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që Kastrati tentoi t’i mbyllte

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:27
Foto

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar sot shkollat “Hasan Prishtina” në Busovatës, “Nuhi Berisha” Tuxhevc, “Idriz Seferi” Strezovc dhe “7 Shtatori” të Krilevës, shkolla këto që kishte tentuar t’i mbyllë kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati.

Në të gjitha këto takime mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit i janë falënderuar SBASHK-ut për mbështetjen dhe duke kërkuar angazhim edhe në të ardhmen,  ata janë zotuar se me unitetin të shkëlqyer në mes të prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve,  do t’i mbajnë të hapura këto vatra arsimore.

Mësimdhënësit dhe prindërit e të katër shkollave të përmendura, janë zotuar se nxënësit gjegjësisht fëmijët e tyre do ta vazhdojnë mësimin në këto shkolla dhe nuk do t’i dërgojnë diku tjetër, e aq më pak në komunën që është dhjetëra kilometra larg prej tyre.

SBASHK-u publikisht i drejtohet kryetarit Kastrati dhe drejtoreshës së Arsimit të Kamenicës,  që të shpërndajnë mjete shkollor dhe ditarë e mjete të tjera administrative edhe në këto shkolla, pasi tekstet shkollore janë botuar nga mjetet e buxhetit të Kosovës, për të cilat kanë kontribuar edhe banorët e Tuxhec, Strezovoc, Krijlevës, Busovatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat