Lansohet kampanja "Legalizo Ndërtimin, Mos e humb mundësinë"

Kosova

Lansohet kampanja "Legalizo Ndërtimin, Mos e humb mundësinë"

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2019 Në ora: 14:11
Fatmir Matoshi

Ministri i Ambineti, Fatmir Matoshi, ka lansuar kampanjën informuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje, për të informuar kryetarët e Komunave dhe drejtorët e urbanizmit mbi procesin e legalizimit dhe procedurave administrative që duhet të ndiqen që nga aplikimi e deri tek legalizimi i objekteve.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje të gjithëve që ta mbështesin këtë fushatë në tërë Kosovën në mënyrë që të krijohen kushte dhe hapësirë që të legalizohen ndërtimet.

Postimi në Facebook:

"Legalizo Ndërtimin, Mos e humb mundësinë"

Sot lansuam kampanjën informuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje, ku njoftuam kryetarët e Komunave dhe drejtorët e urbanizmit mbi procesin e legalizimit dhe procedurave administrative që duhet të ndiqen që nga aplikimi e deri tek legalizimi i objekteve, konform Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe Udhëzimeve Administrative që dalin nga ky ligj.

Bëra thirrje për të gjithë që ta mbështesin këtë fushatë në tërë Kosovën në mënyrë që të krijohen kushte dhe hapësirë që të legalizohen ndërtimet.

Kërkova nga kryetarët dhe drejtorët që të jenë më aktiv dhe të kenë prioritet mjedisin dhe trajtimin e ndërtimeve pa leje sepse është koha e fundit që ne të zgjidhim një nga problemet më të mëdha që kemi trashëguar me vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat