Digjet objekti i Kooperativës Bujqësore të grave të Krushës së Madhe

Kosova

Digjet objekti i Kooperativës Bujqësore të grave të Krushës së Madhe

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 14:19
Digjet objekti i Kooperativës Bujqësore

“Kooperativa Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” është përfshirë sot nga zjarri, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale.

Objekti i “Kooperativa Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” është  përfshirë sot nga zjarri, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i disa gypave në kohën kur po bëhej konservimi i përpunimit të specit.

Mësohet se fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz.

Përveç institucioneve relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe qytetarët të cilët kanë  ndihmuar në fikjen e zjarrit

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës  së Rahovecit  Veli Gashi ka thënë se ekipi i komunës, Policia e Kosovës dhe drejtoria e emergjencave kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. 

“Ekipi i kryetarit kemi dalë në terren me drejtorinë e emergjencave dhe Policinë e Kosovës, kemi qëndruar gjatë gjithë kohës aty afër.  Është shkaktuar një numër i konsiderueshëm i dëmeve materiale, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.  Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë ndihmuar në  fikjen e zjarrit”, tha Gashi.

Ai u zotua se institucione komunale do të bëjnë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë siç tha ai grave të Krushës të cilat me shumë mund e kanë krijuar këtë kooperativë.

“Si institucione komunale do të bëjmë  përpjekjet maksimale tu dilet në ndihmë, këtyre grave ku zonja Fahrije Hoti me gratë e tjera që janë të veja  me shumë mund kanë  bëre realizmin e kësaj kooperative”, tha Gashi.

Kujtojmë se gratë kryefamiljare të Krushës së Madhe, nga paslufta  kanë arritur të bëhen biznesmene të njohura në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve. Prodhimet e tyre përveç tregut të brendshëm,  kanë depërtuar edhe në vende të tjera të Evropës.

Falë donacioneve të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, Farije Hoti kishte  përfituar një objekt modern me kushte të mira për përpunimin dhe ruajtjen e produkteve.

Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat