Shala nga Nisma: Kosova është 100% shtet prej 17 shkurtit të 2008-ës

Kosova

Shala nga Nisma: Kosova është 100% shtet prej 17 shkurtit të 2008-ës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:44
Endrit Shala

Endrit Shala nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se qëndrimi i tyre i përbashkët është që Kosova është e pavarur dhe sovrane brenda kufijve të tanishëm.

“Nisma mendon që Kosova është shtet qysh me fillimin e luftës çlirimtare. Kosova për ne 100% shtet edhe me shpalljen e pavarësisë 17 shkurt 2018”, ka thënë Shala.

“Te kompromisi: Kosova nuk ka çfarë të jep më shumë sesa që ka dhënë në Vjenë. Pako e Ahtisaarit ka qenë kompromis që komunitetit serb i garanton të drejta maksimale”.

“Nga përvoja, njohuria dhe guximi i Fatmir Limajt besoj se Nisma është e duhura për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë por edhe me një unitet të spektrit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat