Detaje për vetëvrasjen e të burgosurit - Bota Sot
Detaje për vetëvrasjen e të burgosurit

Kosova

Detaje për vetëvrasjen e të burgosurit

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:02
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I.

ShKK thotë se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reagimin nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...