KK i Malishevës, vendos ta dërgoj në dëgjim publik propozim buxhetin 2020-2022

Kosova

KK i Malishevës, vendos ta dërgoj në dëgjim publik propozim buxhetin 2020-2022

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:03
Malishevë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë urgjente, me një pikët të rendit të ditës, Shqyrtimi  i projekt-Buxhetit të Komunës së Malishevës për vitin 2020-2022, me theks të veçantë për vitin 2020 dhe marrja e vendimit për  dëgjim publik. Pas miratimit të kësaj pike, KK i Malishevës, me shumicë të votave, vendosi që projekt buxhetin, ta dërgoj në diskutim publik.

Sipas kryesuesit të KK të Malishevës, Rrahim Morina, i cili thirret në ligjin përkatës, “mbajtja e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit komunal, është kompetencë e Kuvendit të Komunës, ndërsa këto dëgjime publike, i takon ti mbajë dhe organizoj Komitetit për Politikë dhe Financa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat