Sot sërish pluhur në KEK

Kosova

Sot sërish pluhur në KEK

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:30
Korporata Energjetike e Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot, gjatë ndërrimit të dytë dhe në këtë kohë u nuk ka alternativë tjetër përveç startimit të njësisë me naftë, dhe si rrjedhojë për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar.

KEK thotë se remontet kapitale që kanë filluar qysh në mars të këtij viti, në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër.

E gjithë kjo punë, KEK thotë se është bërë që gjatë sezonit dimëror të gjitha blloqet të jenë në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

“Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë. Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar. Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat