Në Malaj të Rugovës mbahen aktivitete kulturore për nder të 7 Shtatorit

Kosova

Në Malaj të Rugovës mbahen aktivitete kulturore për nder të 7 Shtatorit

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në bashkëpunim të drejtorive DKRS dhe Integrime e Diasporë me kryesinë e fshatit Malaj dhe drejtuesit e Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova” në Malaj, me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut do të organizohet ngjarje kulturore dhe artistike.

Ngjarja fillon në ora 14:00 dhe do të marrin pjesë protagonistë të votimit të Kushtetutës së Kaçanikut, personalitete të jetës politike, sociale dhe kulturore.

Gjithashtu, do të performojnë grupe të ndryshme artistike dhe këngëtarë të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat