Banorët e dy fshatrave në Kamenicë, të hënën në protestë – ndjehen të neglizhuar nga komuna - Bota Sot
Banorët e dy fshatrave në Kamenicë, të hënën në protestë – ndjehen të neglizhuar nga komuna

Kosova

Banorët e dy fshatrave në Kamenicë, të hënën në protestë – ndjehen të neglizhuar nga komuna

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 21:15
Foto

Me moton “Edhe ne jemi Kosovë” banorët e fshatrave Desivojcë e Tërstenë, të hënën më 9 shtator në qendër të fshatit Desivojcë do të organizojnë një protestë kundër pushtetit lokal dhe atij qendror.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Aty nga fshatarët do të ngritët zëri kundër shumë padrejtësive që u është bërë fshatrave të Malësisë së Desivojcës. Do të protestohet për rrugën e pa asfaltuar, dhe rrugët tjera dytësore të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Për rrjetin elektrik i cili është i vjetruar, dhe nuk mirëmbahet aspak. Për shtratin e lumit i cili është eksploruar (dhe plotësisht i shkatërruar) nga seperacionet të cilët veprojnë jashtëligjshëm.

Do të ngrisim zërin edhe për shumë probleme tjera të cilat na preokupojnë për ç’do ditë.

Të nderuar vendas pjesëmarrja e juaj do të bëjë protestën më madhështore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...