Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Artan Venharit - Bota Sot
Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Artan Venharit

Kosova

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Artan Venharit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:56
Haradinaj te familja e Artan Venharit

Për të ngushëlluar në familjen e instruktorit të paraglajdit të njohur Artan Venhari, i cili aksidentalisht vdiq në Prizren, ka shkuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vdekja e parakohshme e tij ka tronditur të gjithë.

“Sot në vizitë ngushëlluese në familjen e respektuar Venhari, për ta ndarë dhimbjen për humbjen e birit të tyre. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Në momentin aksidentit, Venhari që ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, gjatë fluturimit me paragllajd ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Venhari ka qenë edhe zëvendësauditor i përgjithshëm i Kosovës dhe zëvendësmenaxher i projektit DEMOS për përkrahje të komunave të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...