FSK pjesë e ushtrimit “Albanian Effort 19”

Kosova

FSK pjesë e ushtrimit “Albanian Effort 19”

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një togë të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtabor për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit “Albanin Effort19”, i cili po realizohet në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Në  këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat