U lansua platforma digjitale “Kamenica Open Data”

Kosova

U lansua platforma digjitale “Kamenica Open Data”

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:46
Lansimi i platformës digjitale “Kamenica Open Data”.

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Kamenicës është bërë lansimi i platformës digjitale “Kamenica Open Data”.

Përmes kësaj platforme, do të bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale dhe do të bëhet klasifikimi në disa kategori ku do të përfshihet edhe puna e kryetarit të komunës.

Nga sot, qytetarët e Kamenicës do të kenë qasje më të lehtë në të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me qverisjen komunale.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, implementuar nga organizata General Youth Education of Kosovo (GYEK) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.

Kamenica është komuna e parë në Kosovë për këtë platformë në Android dhe IOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat