Berisha: Kemi dashur që komuniteti egjiptian të ketë një listë në zgjedhje

Kosova

Berisha: Kemi dashur që komuniteti egjiptian të ketë një listë në zgjedhje

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:53
Veton Berisha

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë se kanë synuar që të arrijnë një marrëveshje me partinë tjetër nga komuniteti egjiptian.

Sipas tij qëllimi ka qenë që ta fitojnë vendin e katërt të garantuar për deputetë nga komunitetet rom, shkali dhe egjiptian.

“Për të arritë qëllimin e deputeti të katërt ne kemi dashur të hymë në një listë zgjedhore. Kemi bërë thirrje me kohë. Jemi ulë dhe kemi biseduar që të dalim me një listë të përbashkët pa kushte. Në një afat rekord të shpejtë kemi marrë refuzimin e parë dhe arsyet kanë qenë të pakuptueshme”, ka thënë Berisha.

“Komuniteti egjiptian ka mbetur vetëm me një deputet. Ata tentojnë ta bëjnë asimilim e komunitetit egjiptian dhe nuk e përfaqësojnë komunitetin as me emrin e tyre”.

“Pozita e katërt ka qenë e paqartë edhe për neve. Sistemi zgjedhor nuk na ka dhënë mundësinë për të qenë në lista të përbashkëta me një komunitet tjetër. Ftesë i kemi bërë vetëm partisë nga komuniteti egjiptian. Deputeti i katërt i takon partisë që del më së shumit me vota nga tri komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Mandatin e kaluar kemi provuar që të bëjmë koalicion paszgjedhor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat