Pati shumë ankesa se liderët e partive anashkaluan fshatin e tij.
E kësaj radhe nga Drenoci i Malishevës, vendlindja e Nexhat Krasniqit, janë dy kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi thotë se Drenoci e ka merituar të ketë këta kandidat për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton T7.
Por profesori i Historisë, thotë se krahas Drenocit, kandidat për deputetë duhej të kishte edhe Astrazubi, Ballanica e Pagarusha; “vatrat e intelektualizmit”.
Për dallim nga këto fshatra, Baja ka katër kandidat për deputetë.
Nga vendlindja e Fatmir Limajt, pos liderit të Nismës, kandidat në këto zgjedhje është edhe Haxhi Shala e Vesel Krasniqi nga e njëjta parti.
E kundërkandidat e kanë bashkëfshatarin e tyre, Fatmir Shurdhaj, që garon me AAK-në.
Kandidat i Nismës, Vesel Krasniqi, thotë se do të zgjidhet deputet.
Megjithëse janë rival politik, Krasniqi i uron suksese ish-bashkëluftëtarit të tij që garon me partinë e Ramush Haradinajt.
Vetëm nga qyteti i Malishevës janë 14 kandidatë që ia kanë mësyrë të zgjidhen deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.