Deçan: Arbnor Loshaj dënohet me një vit burgim për veprën penale të vjedhjes - Bota Sot
Deçan: Arbnor Loshaj dënohet me një vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Kosova

Deçan: Arbnor Loshaj dënohet me një vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Nga: Adem Lushaj Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:29
Gjykata e Deçanit

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është marr vendim që i akuzuari Arbnor Loshaj nga Carrabregu i Deçanit, të dënohet me një vit burgim, si dhe të paguan gjobën prej 300 (treqind) euro, për veprën penale të vjedhjes. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga prokurori Ersan Çavolli, thuhet se i akuzuari Arbnor Loshaj në bashkëveprim me F. U. dhe I. A. kanë vjedhur gjësende të ndryshme, e të cilat me një makinë të marr me qera (rent), ia kanë shitur të akuzuarit I. B, çka ka kryer vepër penale të vjedhjes, sipas nenit 325 të KPK-së.

Gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka vendosur që Arbnor Loshaj, të caktohet masa e burgimit prej një (1) viti, si dhe gjobën prej 300 (treqind) eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...