Limaj në Budrikë të Vitisë: Ne punojmë, ne veprojmë

Kosova

Limaj në Budrikë të Vitisë: Ne punojmë, ne veprojmë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:39
Limaj në Budrikë të Vitisë

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se një nga zotimet e tyre ka qenë dhe mbetet krijimi i parkaushteve për bizneset tona si parakusht për zhvillim ekonomik e mirëqenie për qytetarët.

“Sot më bashkëpuntorë pamë nga afër punimet që po bëhen në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë. Me përfundimin e kësaj zone do t’i jepet një impuls i ri zhvillimit ekonomik të këtij rajoni ku do të punësohen dhjetëra njerëz të kësaj ane”, ka thënë ai.

Sipas tij, finalizimi i punimeve në këtë zonë pritet të bëhet vitin tjetër, dhe ku do të vendosen rreth 40 biznese të cilat do të ndihmojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

“Ministri Shala ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke krijuar parakushte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe duke ndihmuar prodhuesit vendorë. Ne punojmë, ne veprojmë. Koha është me punu me u pa veprat. Bashkë për Shtetin”, ka thënë në fund Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat