Hapen zyret e nënshtabeve të LDK në Kodrën e Dëshmorëve dhe Rrugën e Prishtinës

Kosova

Hapen zyret e nënshtabeve të LDK në Kodrën e Dëshmorëve dhe Rrugën e Prishtinës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:24
Hapen zyret e nënshtabeve

Në vazhdën e aktiviteteve në terren të organizuara nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të premten janë hapur zyrat e nënshtabeve në lagjet, Kodra e Dëshmorëve dhe Rruga e Prishtinës.

Kreu i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, pasi uroi këtyre nënshtabeve për hapjen dhe mobilizimin, tha se pesë kanditatët e Gjilanit janë më të mirët që ka Gjilani dhe kanë dalë me marrëveshje e konsensus të plotë nga Dega.

Kryetarët e dy nënshtabeve, Fejzulla Berisha dhe Vebi Jerliu, kanë deklaruar se po punojnë jashtëzakonisht shumë në terren për mobilizim dhe kjo do të dëshmohet më 6 tetor, kur kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani dhe pesë kandidatët e Gjilanit do të marrin mbështetje të jashtëzakonshme partiake e qytetare.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe pesë kandidatët për deputet të LDK’së, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat