Kelmendi: Plani anti-korrupsion i Veselit, dëshmi që arsyeton vendimin tim për bashkimin me PDK-në

Kosova

Kelmendi: Plani anti-korrupsion i Veselit, dëshmi që arsyeton vendimin tim për bashkimin me PDK-në

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:08
Migjen Kelmendi dhe Kadri Veseli

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Kelmendi ka folur rreth Paktit Kundër Korrupsionit të inicuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli.

Kelmendi ka thënë se Pakti Kundër Korrupsionit dhe Plani Kundër Korrupsionit i prezantuar dje nga Veseli e bindin atë se është në anën e duhur në luftën kundër korrupsionit.

Kelmendi ka përmendur se pika më pozitive e këtij Plani është krijimi i Byrosë Anti Korrupsion me mbështetjen e partnerëve amerikanë, që sipas tij ka ngjashmëri me modelin kroat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pakti anti-korrupsion, i propozuem nga Kadri Veseli për të gjitha partitë, dhe Plani Anti Korrupsion që paraqiti dje, per mue janë dëshmi të forta qe arsyetojne vendimin – pse duhet me u bashkue me te në Luftën Kundër Korrupsionit.

7 Propozimet që tregoi dje, secili ma i mire se tjetri, me forcojne ne bindjen teme se ai e ka përnjimend këtë luftë. Nëse vihen në jetë në Kosovë, mendoj se ka me përmbyse situatën dhe ka me prekë edhe njerëz të PDK’s, dhe mendoj se i vetmi që e ka kurajon me shty këtë plan përpara asht Kadri Veseli.

Në mesin e propozimeve të tij, formimi i Byrosë Anti Korrupsion, me mbështetjen e partnerëve amerikan, ma së shumti te ban entuziast.

Byroja Anti Korrupsion ma kujton modelin e suksesshëm kroat – Byroja për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuem në Kroaci – apo si e quejnë ndryshe atje, USKOK. Ky institucion kroat ka ba bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare për sukseset e tij. Bahet fjalë për mbi 2000 njerëz që u quen në gjyq dhe me sukses dënimi mbi 95% për të akuzuemit. I akuzuemi ma i famshëm ka qënë ish kryeministri Ivo Sanader. Ky institucion e ka zhblokue rrugën e hymjes në Bashkim Europian të Kroacisë.  Nji strukturë të ngjashme e ka pas krijue edhe Rumania, me emnin Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ai institucion ka ba padi për 12,300 zyrtarë, tue i fute mbrenda  23 ministra dhe ish kryeministrin Adrian Nastase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat