Festivali Agrofesta vjen sot me shumë risi

Kosova

Festivali Agrofesta vjen sot me shumë risi

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta, në edicionin e gjashtë vjen sot me shumë ndryshime. 

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre. 

Në këtë edicion, Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit. 

Festivali sivjet mbahet sot dhe organizohet me përkrahjen e Komunës Rahovec. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat