Hoxha: Sivjet ka më pak vdekje në sektorin e ndërtimtarisë

Kosova

Hoxha: Sivjet ka më pak vdekje në sektorin e ndërtimtarisë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, ka thënë se sektori i ndërtimit në gjithë botën llogaritet si sektor i rrezikshëm.

“Është mirë që është zvogëluar vit pas viti. Në anën tjetër sasia e ndërtimeve është duke u rritur”, ka thënë Hoxha.

“Vitin e kaluar ka qenë numri pak më i madh dhe inspektorati i ka marrë disa masa dhe vendime. Kushtet e punës janë në përmirësim e sipër. Në BE shifrat mesatare të vdekjeve janë 2.87 punëtorë në 100 mijë banorë”.

Hoxha ka thënë se punëdhënësit janë të detyruar që të ofrojnë pajisjet mbrojtëse, ndërsa përdorimi i tyre është përgjegjësi e punëtorëve.

“Sipas ligjit jemi të obliguar që të gjitha pajisjet në punë t’ua ofrojmë punëtorëve. Duhet të jetë një punëtor i autorizuar që të mbajë një ‘breefing’ (mbledhje) rreth rrezikshmërisë për atë ditë. Trajnimet për punë bëhen për një ditë që është e pamundur që të mësohet gjithçka brenda një dite”.

“Përdorimi i pajisjeve sidomos helmetave është pothuajse është e pamundur që t’i detyrosh që t’i mbajnë. Ne jemi të detyruar t’ua ofrojmë, për mbajtjen e tyre janë përgjegjës vetë punëtorët”.

Gjatë vitit 2019 janë nëntë punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat