Konvikt me pronar turk në Podujevë, pa leje

Kosova

Konvikt me pronar turk në Podujevë, pa leje

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:10
Foto

Pak metra larg qendrës së qytetit, në komunën e Podujevës është reklama e një konvikti për djem.

Ky institucion është i themeluar nga shoqata “Burimi i Arsimit”, në krye me një pronar turk.

Por për funksionalizimin e këtij konvikti, shoqata nuk është pajisur asnjëherë me leje nga komuna e Podujevës. Kështu shprehet zyrtari për media, Bujar Gimolli.

Prandaj sipas Gimollit, ky objekt nuk e ka kryer kurrë funksionin e konviktit.

Ndonëse shoqata nuk kishte marrë leje për konvikt, ata iu kishin drejtuar komunës me një kërkesë të re

Ani pse një leje e tillë nuk është aprovuar nga komuna, në njërin nga rrjetet sociale, me numrin kontaktues të cilin shoqata vepron, shfaqet fotografia përmes të cilës thuhet se ofrojnë kurs veror për t’i pajisur fëmijët muslimanë me dituri, sic thuhet të domosdoshme.

Aty ofrohet kurs veror, për t’i mësuar fëmijëve namaz, abdes e Kuran.

Një fotografi është ndryshuar pasi televizioni ka kontaktuar shoqatën.

Media ka qëndruar gjatë së martës te ky objekt, por refuzuan të flasin para kamerës me arsyetimin se deklaratat e tyre mund të keqinterpretohen.

Ekipi i T7 ka dërguar pyetje në adresën e pronarit të shoqatës, pasi që të njëjtit thanë se do të përgjigjen me shkrim. Gjithashtu gjatë tërë javës të njëjtit janë kontaktuar përmes telefonit, por me arsyetimin se pyetjet janë tendencioze të fundit refuzuan të përgjigjen.

Ndërkohë shoqata “Burimi i Arsimit” është e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike.

Ndonëse fokus i kësaj shoqate janë fëmijët nëpër shkolla fillore dhe të mesme, Ministria e Arsimit ka thënë se nuk ka informacion për këtë veprimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat