SBASHK’u vazhdon trajnimin e mësimdhënësve në gjithë Kosovën

Kosova

SBASHK’u vazhdon trajnimin e mësimdhënësve në gjithë Kosovën

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Derisa në shumë komuna janë duke u mbajtur grupe të shumta trajnimesh, edhe këtë vikend kanë filluar grupe të reja me trajnime në shumë komuna të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj sot ishte për vizitë në komunën e Gjakovës, pikërisht në shkollën ,,Emin Duraku” ku po mbahen dy trajnimet “ Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social”me trajner z.Blendor Shatri dhe trajnimi “Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik” me trajnerë z.Alban Zeneli. Kryetari Jasharar ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë qytet të Kosovës dhe në nivel vendi.

Mësimdhënësit nga kjo komunë kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet dhe janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtyre trajnimeve.

Në komunën e Prishtinës ne shkollën “Zenel Hajdini” ka filluar trajnimi “Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar” me trajnere z.Valentina Sopjani, këtë grup e ka vizituar nënkryetarja e SBASHK-ut z.Vjollca Shala me një pjesë të stafit të SBASHK-ut

Interesim shumë të madhë kemi edhe ne komunën e Ferizajt në këtë vikend kanë filluar tri grupe: “Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar” me trajner z.Hysen Sogojev.

“ Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social” me trajner z.Ramadan Gashi dhe trajnimi “Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm” me trajnere znj.Besa Krasniqi, trajnime këto të cilat po mbahen në shkollën “Tefik Çanga “.Në këtë komunë për vizitë ishte z.Shala e cila bashkëbisedoi me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut.

Mitrovica këtë javë filloi me trajnimin “”Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik” me trajner z.Muhamet Jahiri, ky trajnim është duke u mbajtur në Gjimnazin“Frang Bardhi” edhe ky trajnim është vizituar nga nënkryetarja znj.Vjollca Shala e cila ka parë nga afër mbarëvajtjen e trajnimit dhe ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për trajnimet dhe çështje të ndryshme qe i preokupojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat