Me veturë zyrtare kalon vikendin në Shqipëri, i shoqëruar me femra - Bota Sot
Me veturë zyrtare kalon vikendin në Shqipëri, i shoqëruar me femra

Kosova

Me veturë zyrtare kalon vikendin në Shqipëri, i shoqëruar me femra

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personat zyrtar jo rrallë herë kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur veturat qeveritare për nevoja të tyre personale.

Madje të njëjtit shpesh i kemi parë tek thyejnë rregullat e komunikacionit, duke parkuar ato vend e pa vend.

Edhe ky zyrtar, nuk ka hezituar që vikendin ta kaloi në Shqipëri, madje udhëtimin e ka bërë me veturë të shtetit.

Nga këto fotografi të siguruara nga media mund të shihni veturën teksa është duke pritur për të hyrë në kufirin me Shqipërinë.

Madje, ky person nuk i vetëm, ai është edhe i shoqëruar me disa femra.

Kujtojmë që veturat po vazhdojnë të keqpërdoren pavarësisht se ka rënë qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...