E mërkura dhe e enjtja parashihen të sjellin reshje të izoluara shiu

Kosova

E mërkura dhe e enjtja parashihen të sjellin reshje të izoluara shiu

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu. 

Në fushat barike priten lëvizje të dukshme, por që vlerat e normales do të ruhen. Temperaturat minimale do të ulën dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë Celsius. 

Dita e martë parashihet të shënoj maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë Celsius. 

Të mërkurën do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të përcjellura me shkarkesa elektrike dhe reshje të izoluara shiu, duke u përsëritur edhe ditën e enjte.

Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, pasi që indeksi UV nuk do të shënoj vlera ekstreme apo edhe shumë të larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat